AKTUALITET, 4 Maj 2024, 19:15

Edi Rama urdhër ministrave dhe deputetëve të PS! Të martën mbledhje e jashtëzakonshme

Edi Rama urdhër ministrave dhe deputetëve të PS! Të

Krye i qeverisë Edi Rama do të mbledhë ditën e martë në Kryesinë e Kuvendit grupin parlamentar të Partisë Socialiste.

Mësohet se pjesë e mbledhjes do të jetë ai vetë si edhe ministrat e kabinetit.

Nga informacionet që dihen deri tani, thuhet se është kërkuar që asnjë të mos mungojë, ndërsa mbledhja  konsiderohet shume e rëndësishme për zhvillimet e brendshme partiake qe lidhen me rienergjizimin e partisë.

Kjo mbledhje duket se ka edhe një rëndësi të veçantë edhe sa i përket zhvillimeve të politikës në tërësi.