TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i PD-së Sali Berisha deklaroi sot në një mbledhje me Departamentin Brain Gain në selinë blu, se kryeministri Rama po asgjëson Portin e Durrësit, pasurinë nr.1 të shqiptarëve.
Ai theksoi edhe një herë se Rama do të ndërtojë atje Dubain e 1001 netëve, me apartamente, hotele dhe pishina si dhe një port marine për 200 jahte.
Ndërkohë që porti aktual zëvendësohet në Porto Romano, ¼ më e vogël se Porti i Durrësit.
Berisha: Porti aset i një rëndësie strategjike shumë të madhe, si një nyje zhvillimi i transportit për rritjen e madhe të peshës së brigjeve shqiptare në transportin ujor ndërkombëtar. Ça ndodh? Në mënyrë të papritur dhe jashtë çdo lloj përfytyrimi del një ditë prej ditësh Edi Rama dhe u thotë shqiptarëve se në Portin e Durrësit do ndërtoj Dubain e 1001 netëve.
Do zhduk Portin e Durrësit, do e shndërrojë port marine, do ndërtojë 12 600 apartamente, 6 hotele, pishina të standardeve më të larta dhe një marinë për 200 jahte. Dhe do ndërtojë një port tjetër në Porto Romano, që do ndërtohet nga privati. Cilido që njihet me këtë projekt konstaton se qytetarëve shqiptarë po u plaçkitet pasuria publike nr.1. nuk kemi pasur publike që të kapë Portin e Durrësit. Ajo është pasuria nr.1 e shqiptarëve, më shumë se kaskada e Drinit. Kjo asgjësohet.