TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas presidentit, kryeministrit dhe zyrtarëve të tjerë të lartë, nuk kishte si të mungonte edhe reagimi i kreut të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për sulmin iranian ndaj Izraelit.
Veliaj dënoi fuqimisht sulmin e Iranit ndaj qyteteve izraelite: “Tirana kujton mirë sulmet kibernetike të Iranit që paralizuan kryeqytetin para pak kohësh, ndaj sot dënojmë fuqimisht sulmin mbi qytetet në Izrael, si një akt agresioni që rrezikon një rajon e një botë të tërë. Si 80 vite më parë, kur shpëtuam hebrenjtë, edhe sot, qëndrojmë në solidaritet me Izraelin e partnerët ndërkombëtarë që synojnë uljen e tensioneve e paqen në Lindjen e Mesme!”-tha ai, ndërsa priti ministrin e Turizmit të Izraelit, Haim Katz, i ardhur në Shqipëri për takimin e 70-të i Komisionit për Europën të Organizatës Botërore të Turizmit.
Katz u shpreh entuziast për qëndrimin e tij në Tiranë dhe vlerësoi progresin e vendit tonë në fushën e turizmit, duke shtuar njëkohësisht se në rolin e tij si ministër, do të angazhohet për një bashkëpunim sa më të frytshëm mes dy kryeqyteteve.
Në emër edhe të kryetarëve të bashkive në Kosovë, Veliaj u shpreh mirënjohës dhe vlerësoi faktin e njohjes zyrtare nga ana e Izraelit të Kosovës si shtet i pavarur, duke e cilësuar këtë si një angazhim të guximshëm diplomatik dhe historik për Kosovën. Në përfundim të takimit, kreu i Bashkisë së Tiranës i dhuroi delegacionit izraelit një miniaturë të Kullës së Sahatit, si një simbolikë të orës së Tiranës dhe një ftesë për t’u rikthyer e për ta vizituar më gjatë kryeqytetin shqiptar, sigurisht pa kullat që i kanë rënë sipër.