AKTUALITET, 9 Shkurt 2025, 18:40

Edhe pak minuta nga mbyllja e qendrave të votimit në Kosovë, pjesëmarrja në zgjedhje më e ulët se në vitin 2021

Edhe pak minuta nga mbyllja e qendrave të votimit në Kosovë,

Vazhdon procesi i votimit në Kosovë. Sipas KQZ pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë ishte 28.32 për qind, pjesëmarrje kjo e ulët në krahasim me zgjedhjet e vitit 2021, kur ishte 32.32 për qind.

Sakaq KQZ-ja siguroi se procesi zgjedhor është duke shkuar mirë, pa ndonjë problem që do të mund ta cenonte mbarëvajtjen e tij.

Në garë janë 28 subjekte politike, të cilat garojnë me 1280 kandidatë për 120 karriget në Kuvendin e Kosovës.
Rreth 2 milionë shtetas me të drejtë vote në Kosovë kanë të drejtë të zgjedhin se kush do t’i udhëheqë për katër vitet e ardhshme.

104.924 votues janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës, ndërkohë që 84.525 prej tyre kanë zgjedhur të votojnë përmes postës.

Votuesit mund të votojnë, ndryshe nga herët e kaluara, deri në 10 kandidatë të të njëjtit subjekt politik.

Procesi zgjedhor nisi në orën 07:00 dhe do të zgjasë deri në orën 19:00.

Kandidatët kryesorë për Kryeministër të Kosovës janë Albin Kurti, Bedri Hamza, Lumir Abdixhiku, Ramush Haradinaj.