TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analistët Andi Tela, Baton Haxhiu dhe Enton Abilekaj, komentuan në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, praninë e kryeministrit Rama në takimin e socialistëve në Barcelonë në Samitin për mbrojtjen e demokracisë, ndërkohë që pak kohë më parë mori pjesë në themelimin e Bordit të Paqes së Trump, ku pati gjithashtu shumë autokratë.
Pjesë nga biseda
Andi Tela: Në këtë histori që ndodh prej disa muajsh, Rama nuk po përpiqet të zgjedhë mes BE dhe SHBA por të mos zgjedhë, të jetë me të dy. Rama gjithmonë është prirur nga racionaliteti. Edhe në Bordin e Paqes, edhe vizitë në Izrael, dhe në një miting socialistësh, me Sanchez, që është i deklaruar kundër asaj që ndodhi në Lindjen e Mesme. Rama po përpiqet të mos zgjedhë se në kë krah të mos jetë.
Baton Haxhiu: E para, kemi një opozitë dhe një pozitë. Kundërshtimi dhe frika e pushtetit nuk vjen nga distanca, por nga brendia. Unë kam bërë letër publike kur ka ardhur letra e Trump për Ramën dhe kam menduar që megjithatë në politikë ka njerëz që tejkalojnë animozitetet e momentit dhe shndërrohen në njerëz praktikë. Kur kam parë përbërjen, kam thënë si është e mundur që pragmaticiteti i opozitës, të shkojë deri në atë pikë sa e votojnë pa asnjë fjali kundërshtimi.
Logjikën që kam unë, ky projekt është kjo, zgjedhjet fitohen vetëm brenda duke bindur votuesin. Ty mundet të të rrëzojë Amerika, por fitoren nuk ta jep kurrë as Amerika dhe asnjë shtet evropian. Berisha po kërkon fitore nga jashtë.
Si mundet një pushtet i djathtë ta përkrahë, pa thënë asgjë për fjalimin e Edit në Izrael? Opozita ka të njëjtën sjellje si të pushtetit për Gazën. Nuk e meriton të jetë kryetar i opozitës. Nëse ke këto elemente që ndërtojnë debatin e brendshëm dhe ai nuk ekziston, ai njeri është pa ndërgjegje.
Pse te Sanchez? Ai është koncept ideologjik i vërtetë i Ramës, se aty është. Ky i Ramës është pragmatist, shtetëror, i thotë opozitës kam edhe Trump, por kur nuk e kuptojnë, vari lesht…
Enton Abilekaj: Çfarë duhet të bëjë Edi Rama? Rama nuk duhej të shkonte fare. Opozita e vetme e Ramës është Arlind Qori që ishte kundër Bordit të Paqes, pro Gazës. Rama thotë se e kam mik edhe Soros, edhe Orbanin, edhe Melonin. Kjo tregon se ky njeri nuk ka parime. Më shumë se Rama, mua të shqetëson Sorosi. Ç’punë ka ky me të majtën?