TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës ka mbërritur në SPAK ku do të zhvillojë një takim me kryeprokurorin Klodian Braho.
Në fokus të takimit do të jetë ecuria e hetimeve për krimin shtetëror i 21 janarit, dosje që po hetohet nga SPAK.
Ka qenë vetë Mark Nika, të cilit iu vra nipi me plumbat e shtetit gjatë qeverisjes Berisha, i cili ka kërkuar takim me Brahon për tu njohur me ecurinë e hetimeve.
Hetimet për vrasjet në 21 janar 2011, kanë ecur me ritme, teksa pak kohë më parë u pyet edhe ish-kryeministri në atë kohë, kreu i PD-së Sali Berisha dhe para tij u pyet Lulzim Basha.
Me pare jane dorëzuar në SPAK audio regjistrimi nga 21 janari, ku pretendohet se gardistët merrnin urdhër për të qëlluar mbi turmën e protestuesve para kryeministrisë më 21 janar.
Hetimet për 21 janarin u rinisën nga SPAK pasi më parë u dha rekomandimi nga ana e Gjykatës së Strasburgut. Prokuroria e Tiranës shpalli fillimisht moskompetencën për rifillimin e hetimeve dhe çështja i kaloi SPAK.