TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Trupi i pajetë i një bariu 56-vjeçar është gjetur në Tepelenë, ndërsa grupi hetimor po verifikon për rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes së rëndë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dhëmblan, në ambientet e një stani. Sipas policisë së Gjirokastrës, nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe pista e parë është një vdekje natyrore, ose një atak kardiak.
Hetuesit do mbeten në pritje të ekspertimit mjeko-ligjor për të zbuluar shkakun e vërtetë të vdekjes.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.