AKTUALITET, 4 Shkurt 2025, 12:59

E rëndë/ Tragjedia në Elbasan: Infermierja 28-vjeçare vetëvritet duke u hedhur nga pallati, la pas fëmijën 2 vjeç. Dyshimet

E rëndë/ Tragjedia në Elbasan: Infermierja 28-vjeçare

Një ngjarje tragjike është shënuar paraditen e sotme në Elbasan. Një grua ka gjetur vdekjen pasi është hedhur nga kati i pestë i një pallati.

Mësohet se 28 vjeçarja, ishte nënë e një fëmije 2 vjeç. Ajo ishte infermiere pranë repartit të neurologjisë në spitalin rajonal të Elbasanit.

E ndjera banonte me qira ne kat të dytë në lagjen Visarion Xhuvani, dhe është ngjitur në katin e pestë, ku pasi ka lënë xhupin dhe telefonin, është hedhur nga lartësia.

Policia ndodhet në vendngjarje, dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 11:30, në lagjen “Visarjon Xhuvani”, shtetasja K. Z., rreth 28 vjeçe, dyshohet se si pasojë e depresionit është vetëhedhur nga ballkoni i katit të pestë të pallatit ku banon dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit.