AKTUALITET, 8 Janar 2025, 21:24

E rëndë/ Shoferi pëson arrest kardiak dhe humb drejtimin e automjetit, ndërron jetë 45-vjeçari në Shkodër

E rëndë/ Shoferi pëson arrest kardiak dhe humb drejtimin e

Një 45-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e  një aksidenti të ndodhur në Shkodër.

Policia njofton se 45-vjeçari dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit duke u përplasur me 2 automjete të parkuara.

Shkodër/Informacion paraprak.

Rreth orës 20:20, në lagjen “Naim Gjylbegu” shtetasi A. Ç., 45 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit duke u përplasur me 2 automjete të parkuara.

Shtetasi A. Ç., ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të këtij rasti.