AKTUALITET, 14 Janar 2026, 10:17

Dyshimet/ Po punonte tokën, ndërron jetë 45-vjeçari nga Fieri! Ishte në gjendje të rëndë shëndetësore

Dyshimet/ Po punonte tokën, ndërron jetë 45-vjeçari nga

Një 45- vjeçar ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm teksa ishte duke punuar tokën në Levan të Fierit.

Ai është gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore nga banorë të zonës të cilët kanë lajmëruar menjëherë ambulancën e cila ka mbërritur në vendngjarje, por përpjekjet e ekipit mjekësor nuk kanë mundur ta mbajnë në jetë.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ai ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.