AKTUALITET, 30 Nëntor 2024, 20:48

E rëndë/ Panik në qendër të Como-s, i riu shqiptar hap zjarr në sheshin kryesor! Arrestohet bashkë me një 19-vjeçar

E rëndë/ Panik në qendër të Como-s, i riu shqiptar hap

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, e premte 29 nëntor, Policia italiane, ka arrestuar një 20-vjeçar shqiptar, pa precedentë penalë, banues në Montano Lucino, pasi ka gjuajtur me armë zjarri në sheshin kryesor.

Gjithashtu në pranga ka rënë dhe shoku i tij, po ashtu shqiptar, 19 vjeç.

Oficerët gjetën menjëherë një pistoletë bosh në një lulishte pak metra larg sheshit.

20-vjeçari akuzohet për shpërthime të rrezikshme në një ambient publik të frekuentuar nga persona dhe 19-vjeçari për mungesë dokumenti identifikimi.