AKTUALITET, 4 Dhjetor 2024, 15:58

E rëndë në Vlorë, i riu vetëvaret në oborrin e banesës

E rëndë në Vlorë, i riu vetëvaret në oborrin e

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë. Një 34-vjeçar dyshohet se në kushte të rënduar psikologjike, është vetëvarur në oborrin e banesës së tij.

Autoritetet kanë nisur veprimet procedurale lidhur me këtë rast, për të zbardhur më tej rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë.

“Nga Komisariati i Policisë Vlorë u kryen veprime procedurale lidhur me rastin e ndodhur në lagjen “Kushtrimi”, ku dyshohet se, në kushte të rënduara psikologjike, është vetëvarur në oborrin e banesës së tij shtetasi 34 vjeç, banues në Vlorë”, thuhet në njoftimin e policisë.