AKTUALITET, 12 Shkurt 2023, 22:39

E rëndë në Tiranë/ 62-vjeçari vret veten me armë gjahu brenda në banesë

E rëndë në Tiranë/ 62-vjeçari vret veten me armë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Një 62-vjeçar i ka dhënë fund jetës me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ali Shefqeti” në kryeqytet, rreth orës 22:00. Policia njofton se shtetasi Xh.L. ka vrarë veten me armë gjahu brenda banesës së tij.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 12.02.2023, rreth orës 22:00, në rrugën “Ali Shefqeti”, dyshohet se është vetëvrarë, me armë gjahu, në banesën e tij, shtetasi Xh. L., 62 vjeç. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.