AKTUALITET, 3 Korrik 2024, 19:13

E rëndë në Kavajë, vjehrri plagos me thikë dhëndrin

E rëndë në Kavajë, vjehrri plagos me thikë

Policia ka vënë në pranga një 64-vjeçar në Kavajë, i cili ka plagosur me thikë dhëndrin e tij, 46 vjeç.

Policia bën me dije se nga hetimet paraprake, dyshohet se 64-vjeçari e ka plagosur me mjet prerës (thikë) dhëndrin e tij për motive familjare, pasi 46-vjeçari fillimisht është konfliktuar me bashkëshorten e tij e më pas dyshohet se ka ndërhyrë vjehrri për të ndihmuar vajzën e tij, ku gjatë këtij konflikti ky i fundit e ka plagosur me thikë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorit të gatshëm, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.