AKTUALITET, 21 Janar 2026, 19:30

E rëndë në Fier, 50-vjeçari bie nga kati i gjashtë në tarracën e katit të dytë

E rëndë në Fier, 50-vjeçari bie nga kati i gjashtë

Një person rreth 50 vjeç ka rënë nga kati i gjashtë i një pallati në lagjen Apolonia në Fier, duke përfunduar në tarracën e katit të dytë të godinës.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca, policia dhe shërbimi zjarrfikës, të cilët kanë bërë të mundur zbritjen e të dëmtuarit dhe transportimin e tij drejt Spitalit Rajonal Fier.

Aktualisht, ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve, por ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Ndërkohë Policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të kësaj ngjarjeje.