TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 38-vjeçar ka mbetur i plagosur në Delvinë pas një konflikti që ka ndodhur gjatë orëve të natës pranë një lokali.
Panajot Imeri është goditur me thikë në brinjë dhe krah. Ai është transportuar menjëherë në spitalin e Sarandës, ku ka marrë ndihmën e parë dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia e Delvinës ka identifikuar dhe ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes, Festim Abdi, 55 vjeç. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive banale, pasi të dy personat ishin duke konsumuar alkool.