AKTUALITET, 20 Janar 2026, 09:02

E rëndë/ I dënuar për vrasje në tentativë, i burgosuri ndërron jetë në QSUT! Pësoi arrest kardiak e hemorragji

E rëndë/ I dënuar për vrasje në tentativë, i

I dënuari i sigurisë së lartë, Mihal Mërkuri ka ndërruar jetë në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë, ku ndodhej në reanimacionin e pavijonit të kirurgjisë.

Vdekja ka ardhur si pasojë e arrestit kardiak dhe hemorragjisë në kokë.

Mihal Mërkuri ishte i dënuar me 10 vjet burg për veprat penale “vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “prodhim e mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”.

Ai u ekstradua nga Greqia më datë 20.06.2023 dhe u transferua nga burgu i Korçës në Burrel më datë 15 shkurt 2025.

Mërkuri u shtrua në QSUT më datë 18 janar 2026 dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje si pasojë e hemorragjisë së brendshme.

Një ditë më parë, reanimacioni i QSUT u përball me mungesë të energjisë elektrike si pasojë e një defekti.

Megjithatë, sipas deklaratës së spitalit, ndërprerja e energjisë ishte e përkohshme pasi u aktivizuan gjeneratorët dhe aparaturat mjekësore jetike vijuan të funksiononin normalisht.

Mësohet se ai ishte i shtruar në Reanimacionin Qendror, Pavijoni i Kirurgjisë, pasi dy ditë më parë, më datë 18 janar, rreth orës 20:21, i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale për shkak të hemorragjisë së brendshme.

Sipas një njoftimi nga QSUNT, vdekja i ka ardhur si pasojë e arrestit kardiak dhe hemorragjisë në kokë.

“Sot, rreth orës 04:35, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUNT) ka ndërruar jetë i dënuari i sigurisë së lartë Mihal Pavllo Mërkuri, i shtruar në Reanimacionin Qendror, Pavijoni i Kirurgjisë. Vdekja ka ardhur si pasojë e arrestit kardiak dhe hemorragjisë në kokë.

Mihal Pavllo Mërkuri, i datëlindjes 25.01.1979, lindur dhe banues në Sarandë, ishte i dënuar me 10 vjet burg për veprat penale “vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “prodhim e mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”.

Ai është ekstraduar nga Greqia më datë 20.06.2023 dhe është transferuar në IEVP Burrel më datë 15.02.2025, nga IEVP Korçë.

I ndjeri është shtruar në QSUT më datë 18.01.2026, rreth orës 20:21, dhe i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale për shkak të hemorragjisë së brendshme (hemoperitoneum). Për rastin po zbatohen të gjitha procedurat e përcaktuara ligjore”, njofton QSUNT.

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike dhe në repartin e reanimacionit është shkaktuar kaos.

Disa pamje që qarkullojnë në internet tregojnë momentin e kaosit, ndërsa shihen edhe pacientët të cilët transferohen me barela.