TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një fëmijë 13-vjeçar ka ndërruar jetë sot në spitalin e Durrësit, pas një gjendjeje shëndetësore të rënduar.
Sipas burimeve të afërta me mjekët, fëmija ishte intubuar për shkak të komplikacioneve të rënda shëndetësore dhe, pavarësisht përpjekjeve, nuk ka mundur të transportohet në spitalin e Tiranës për trajtim të mëtejshëm.
E mitura nga Sukthi është dërguar nga familjarët me kriza në urgjencën pediatrike të spitalit dhe më pas në reanimacion, ku dhe nuk mundi të mbijetojë.
Paraprakisht dyshohet se gjeti vdekjen nga një hemoragji cerebrale.