AKTUALITET, 17 Qershor 2026, 09:12

E rëndë/ Dhunohen bashkëshortët në Fushë-Arrëz, dyshohet se u sulmuan pasi sinjalizuan policinë për parcelat me drogë

E rëndë/ Dhunohen bashkëshortët në

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Arst, bashkia Fushë Arrëz. Një çift bashkëshortësh dyshohet se janë dhunuar nga disa kultivues droge. 

Persona të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e shtetasve S.Nika dhe B.Nika.

Sipas burimeve fillimisht është sulmuar burri që sapo kthehej nga puna për shtëpi, teksa më vonë është dhunuar edhe bashkëshortja e tij.

Paraprakisht dyshohet se çifti ka sinjalizuar policinë për një operacion antidrogë 3 javë më parë, ku blutë asgjësuan 3 parcela me kanabis.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, teksa të lënduarit janë nisur drejt spitalit për ndihmë mjekësore.