TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Tre të rinj kanë mbetur të plagosur gjatë natës pas një aksidenti rrugor të ndodhur në Gjorm të Lezhës.
Mësohet se automjeti me të cilin të rinjtë udhëtonin ka devijuar nga rruga dhe është përplasur me barrierat anësore.
Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë drejtimi i mjetit nën efektin e alkoolit nga ana e shoferit. Si pasojë e përplasjes, tre pasagjerët kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar menjëherë drejt Spitalit të Traumës për ndihmë mjekësore.
Policia, e cila mbërriti menjëherë në vendngjarje ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit, ndërsa po kryhen verifikimet për nivelin e alkoolit në gjakun e drejtuesit të mjetit.
Njoftimi i policisë:
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 16:30, në aksin rrugor Fushë-Milot – Lezhë, janë përplasur dy automjete, njëri me drejtues shtetasin B. P. dhe tjetri me drejtues shtetasin C. Sh..
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar pasagjerët që udhëtonin në automjetin me drejtues shtetasin B. P., konkretisht shtetaset D. K., F. C., D. A. dhe Xh. N., si dhe bashkëshortja e shtetasit C. Sh., shtetasja Sh. Sh. Të dëmtuarit janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.