AKTUALITET, 23 Mars 2026, 11:41

E rëndë/ Aksident me vdekje në Divjakë, mjeti bujqësor përplaset me një motoçikletë! Humb jetën 70-vjeçari

E rëndë/ Aksident me vdekje në Divjakë, mjeti bujqësor

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor nacional Divjakë-Pushimi i shoferit.

Sipas informacioneve paraprake, një motoçikletë është përplasur me një mjet bujqësor në fshatin Zharrnec. Si pasojë e përplasjes së fortë, ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës, shtetasi Ismail Dervishi, 70 vjeç.

Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndërhyrë në vendin e aksidentit, duke bërë të mundur shoqërimin dhe më pas ndalimin e drejtuesit të mjetit bujqësor, shtetasit Mesut Malko, 67 vjeç.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në këtë aksident fatal.