TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident i rëndë rrugor në provincën e Trentos i ka marrë jetën një 42-vjeçari me origjinë shqiptare.
Aksidenti ndodhi paraditen e së dielës, më 12 korrik, në zonën e Bezzecca. Viktima është identifikuar si Renis Domi, i cili prej vitesh jetonte në Concesio.
Sipas mediave italiane, Domi po udhëtonte me një motoçikletë kur u përplas me një automjet që drejtohej nga një grua 67-vjeçare.
Rreth 100 metra pas viktimës udhëtonte edhe partnerja e tij, gjithashtu me motoçikletë, e cila u bë dëshmitare e tragjedisë.
Për shkak të goditjes së fortë, 42-vjeçari humbi jetën në vendngjarje. Ndërkohë, drejtuesja e automjetit u dërgua në spitalin e Trentos në gjendje të rëndë.
Në vendin e aksidentit ndërhynë shërbimet e emergjencës dhe Policia Rrugore, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.