AKTUALITET, 31 Janar 2025, 09:21

E premte 'shpërthyese'/ Eksploziv një automjeti në Shkodër! Në Fushë-Krujë, shpërthim në një lokal. Identifikohen autorët

E premte 'shpërthyese'/ Eksploziv një automjeti në

Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në një automjet në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Rus në Shkodër në orët e para të mëngjesit.

Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje duke nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Ndërkohë, po sot, një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në një lokal në Fushë-Krujë.

Raportohet se nga shpërthimi janë dëmtuar xhamat e fasadës së jashtme të lokalit në pronësi të shtetasit me iniciale B. T..

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ve.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 31.01.2025, në orët e para të mëngjesit, në Fushë-Krujë, janë dëmtuar dyshohet me lëndë plasëse xhamat e fasadës së jashtme të lokalit në pronësi të shtetasit B. T.

Grupi Hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanve të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.