AKTUALITET, 17 Mars 2026, 19:01

“E papame…!” Taulant Balla “çmendet” për një orë, dalin mesazhet

“E papame…!” Taulant Balla “çmendet”

Një moment i pazakontë i kapur nga kamerat gjatë transmetimit të emisionit “Opinion” po qarkullon gjerësisht në rrjet. Në qendër të vëmendjes është telefoni i deputetit socialist, Taulant Balla, ku në pamjet e publikuara duket një bisedë me mesazhe. Në ekran shfaqet edhe një fotografi e një ore luksoze, e cila duket se i është dërguar nga një person tjetër.

Nga përmbajtja e mesazheve, Balla e cilëson orën si “të papame”, ndërsa bashkëbiseduesi i përgjigjet: “E meriton pas asaj dite”.

Nuk dihet ende identiteti i personit që qëndron pas kësaj dhurate. Megjithatë, ajo që bie në sy është reagimi i entuziazmuar i kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste ndaj kësaj ore.

“E papame…!” Taulant Balla “çmendet”

Biseda në telefonin e Taulant Ballës:

-Taulant Balla: Po pra është e papame

– Personi i panjohur: E meriton pas asaj dite

– Taulant Balla: Dhe do Zoti duhet të ketë të tjera

– Personi i panjohur: Ashtu të… të nisë diçka që më thuaj se kjo është e imja..

– Taulant Balla: Po