AKTUALITET, 16 Dhjetor 2025, 16:46

E Ngarkuara me Punë e SHBA, Van Horm takon ministren Kumbaro: Të ndajmë ekspertizën për kurrikulat e reja në fushën e sigurisë kibernetike dhe kriminologjisë

E Ngarkuara me Punë e SHBA, Van Horm takon ministren Kumbaro: Të

E Ngarkuara me Punë e SHBA-së, Nancy VanHorn u takuar sot me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro.

Në postimin e ndarë nga Ambasada amerikane, thuhet se SHBA është e angazhuar në fushën e kurrikulave të reja në Shqipërisë në fushën e sigurisë kibernetike dhe Kriminologjisë.

Këto programe do thellojnë më tej, thekson ambasada, bashkëpunimin SHBA-Shqipëri për qëllimet e përbashkëta.


Postimi i Ambasadës së SHBA:

Sot, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn diskutoi me Ministren e Arsimit Mirela Kumbaro mbi mënyrat e shumta se si Ambasada e Shteteve të Bashkuara mund të ndajë ekselencën dhe ekspertizën amerikane me Shqipërinë. Nga partneritetet afatgjata me Korpusin e Paqes dhe Akademinë e Sigurisë, te kurrikulat e reja në fushën e sigurisë kibernetike dhe kriminologjisë, programet tona po zhvillohen vazhdimisht për të forcuar bashkëpunimin mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë mbi qëllimet e përbashkëta