TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Nancy VanHorn, ka zhvilluar gjatë javëve të fundit një sërë takimesh me ministrat e emëruar së fundmi në qeverinë shqiptare.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Ambasadës së SHBA thekson se në fokus të këtyre takimeve kanë qenë prioritetet e përbashkëta dhe forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve.
Sipas njoftimit, VanHorn është takuar me Zëvendëskryeministren Albana Koçiu, Ministrin e Mbrojtjes Ermal Nufi, Ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha, Ministrin e Energjisë dhe Infrastrukturës Enea Karakaçi, Ministrin e Drejtësisë Toni Gogu, Ministrin e Brendshëm Besfort Lamallari, si dhe Ministren për Marrëdhëniet me Parlamentin Erjona Ismaili.
Gjatë këtyre takimeve, diplomatja amerikane ka ritheksuar përkushtimin e Ambasadës së SHBA-së për zbatimin e prioriteteve të politikës së jashtme amerikane, duke vënë theks të veçantë tek lufta kundër krimit të organizuar.
“VanHorn ritheksoi përkushtimin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në zbatimin e agjendës së Shtëpisë së Bardhë të Trump: eliminimin e plotë të karteleve të krimit të organizuar, bindjen e aleatëve të NATO-s për të respektuar angazhimin e tyre të Hagës për shpenzimet në fushën e mbrojtjes dhe marrëveshje të drejta për kompanitë amerikane që bëjnë biznes në Shqipëri”, thuhet në njoftim.