TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në Gjykatën e Posaçme sot pritej të shqyrtohej kërkesa e SPAK për pushimin e procedimit për gjyqtaren e posaçme, Irena Gjoka, e kallëzuar nga PD për flasifikim të vulave dhe formularëve.
Kërkesa e SPAK do të shqyrtohet nga gjyqtarja Marinela Osmani, ndërsa Prokuroria e Posaçme përfaqësohej nga prokurori Bledar Maksuti. Në seancë, në cilësinë e kallëzuesit ishin edhe avokatët e Sali Berishës, si edhe vetë Jamarbër Malltezi.
Por, gjyqtarja Osmani vendosi shtyrjen e seancës për më datë 4 maj për shkak të kërkesës së Adriana Kalasë, një prej kallëzuesve.
Gjyqtarja Gjoka u kallëzua nga Partia Demokratike me pretendimin se ka fshehur në formularin e dekriminalizimit një dënim të dhënë ndaj saj nga një gjykatë në Janinë.
Por sipas SPAK-ut procesi ndaj saj është zhvilluar në mungesë dhe ajo nuk ka qenë në dijeni, duke shtuar se edhe sikur të merrej e mirëqenë ekzistenca e këtij vendimi penal, ndjekja penale lidhur me këtë fakt rezulton e shuar për shkak të parashkrimit.