AKTUALITET, 16 Janar 2026, 21:50

"E ka maçin në bark", Adriatik Lapaj: Të shtunën të dëshmojmë në shesh, se jemi kundër hajdutërisë. Të imponojmë krijimin e një qeverie tranzitore 12-mujore

"E ka maçin në bark", Adriatik Lapaj: Të

Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj deklaroi mbrëmjen e sotme se qëllimi i kësaj që po ndodh në këto 5 javë është imponimi nga ana e popullit një qeveri tranzitore 12 mujor, me intelektualë me paketë reformash në zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Nesër Lapaj ka thirrur një protestë në ora 18:00 dhe theksoi në News24 se duhet të dëshmojmë se nuk jemi dakord me hajdutërinë.

"Si duket e ka maçin në bark. Ne jemi njerëz që jemi formuar mbi ligjin dhe rregullin. Protesta e ka fuqinë te qëndresa dhe jo rrugaçëria. E ka maçin në bark. Nesër në orën 6 i ftoj gjithë qytetarët e Tiranës dhe Shqipërisë. Të dalin masivisht me fëmijët me gratë. Të distancohen nga hajdutëria. Reagimi të jetë në shesh. Duhet të dëshmojmë se nuk jemi dakord me hajdutërinë. Fuqia e protestës jonë është qëndresa, mesazhi. Këto 5 javë jemi protestues nuk kemi cenuar një lule te kryeministria. Por jemi protesta më e sulmuar këto vite pasi kemi 19 të procedura, 13 vetëm në 4 janar.

Mesazhi i qartë, në krah të drejtësisë, kundër korrupsionit, hajdutërisë. Për meritokracinë. Podiumi është i hapur dhe i lirë. Qëllimi i kësaj që po ndodh në këto 5 javë është imponimi nga ana e popullit një qeveri tranzitore 12 mujor, me intelektualë me paketë reformash në zgjedhje të lira dhe të ndershme. Që Rama të mos ketë më monopolin e ministrisë së brendshme, të mos bëjë presion për votën të mos e ketë në funksion të tij buxhetin e shtetit me paratë e shtetit", deklaroi Lapaj.