TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Donald Trump u shfaq i gëzuar në reagimin e parë për arrestimin e ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal. Ky i fundit ishte i përfshirë në hetimet për lidhjet e dyshuara mes ekipit të fushatës së ish-presidentit amerikan dhe Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016.
McGonigal ishte një nga figurat e para të FBI-së që u vu në dijeni të pretendimeve se George Papadopoulos, një këshilltar i fushatës së Trump-it, mburrej se e dinte se rusët kishin të dhëna që mund të dëmtonin kandidaten demokrate Hillary Clinton.
Në një postim në rrjetin e tij social pasi Departamenti i Drejtësisë shpalli akuzat, Trump shkoi: “Ky djali i FBI-së që mu vu pas për atë rrengun e Rusisë, Rusisë, Rusisë… që shumë kohë përpara zgjedhjes sime si President, sapo u arrestua për marrjen e parave nga Rusia, Rusia, Rusia. Le të kalbet në ferr!”
Në vitin 2019, hetimi i këshilltarit special Robert Mueller përcaktoi se nuk kishte prova që Trump dhe fushata e tij komplotuan ose u koordinuan me Rusinë për të ndërhyrë në zgjedhjet e 2016-ës megjithëse ish-presidenti dhe disa nga zyrtarët e tij mund të kenë tentuar të pengojnë hetimin. Papadopoulos u burgos për 12 ditë në 2018 pasi pranoi se kishte gënjyer FBI-në për kontaktin e ti, profesorin që jeton në Londër, Joseph Mifsud, i cili dyshohet se kishte informacione të dëmshme për Clinton gjatë fushatës zgjedhore të 2016-ës.
Deripaska ishte gjithashtu një klient i Paul Manafort, ish-menaxherit të fushatës së Trump, i cili u burgos në vitin 2019 për akuzat e mashtrimit tatimor dhe bankar në një rast që u zbulua nga hetimi i Mueller.
“NewsWeek” shkruan se ish-kreu i kundërzbulimit për zyrën e FBI-së në Nju Jork, akuzohet se ka punuar fshehurazi për oligarkun rus të sanksionuar nga SHBA, Oleg Deripaska si dhe për pastrim parash.
Prokurorët thanë se McGonigal dyshohet se është përpjekur të ndihmojë Deripaskën të largohet nga lista e sanksioneve pas largimit nga FBI në 2018. Ai gjithashtu dyshohet se ka marrë para nga miliarderi rus në 2019 për të hetuar një oligark rival. McGonigal ishte një nga figurat kryesore të hetimeve për dyshimet e një marrëveshjeje mes Trump dhe rusët në zgjedhjet e vitit 2016.
“NewsWeek” citon se McGonigal akuzohet gjithashtu se ka pranuar 225 mijë dollarë teksa punonte në FBI nga një person që kishte interesa biznesi në Evropë, i cili kishte qenë punonjës i shërbimit të inteligjencës së jashtme të Shqipërisë. Ai u deklarua i pafajshëm për akuzat gjatë një paraqitjeje në gjykatë në Nju Jork të hënën dhe sërish dje në Washington.