AKTUALITET, 24 Mars 2026, 11:36

“E dini që Presidenti ka ditëlindjen apo jo?”/ Seanca për zëvendësimin e masës së sigurisë, avokati i Metës paraqitet në GJKKO: Duhet ta uroni sot

“E dini që Presidenti ka ditëlindjen apo jo?”/ Seanca

Në GJKKO zhvillohet sot seanca gjyqësore për shqyrtimin e kërkesës së Ilir Meta për zëvendësimin e masës së sigurisë.

Avokati i tij, Kujtim Cakrani, mbërriti rreth orës 11:00 në ambientet e gjykatës për të përfaqësuar klientin e tij në këtë proces.

Në një prononcim të shkurtër për mediat në hyrje të gjykatës, Cakrani solli në vëmendje edhe një detaj, duke kujtuar se sot është ditëlindja e Metës.

“E dini që sot Presidenti ka ditëlindjen, urojeni”, u shpreh ai, duke iu drejtuar gazetarëve.