TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një nga momentet më prekëse dhe më emocionuese të protestës masive në Tiranë ishte fjalimi i nënës së Martin Canit, 14-vjeçarit që humbi jetën tragjikisht pranë një shkolle në kryeqytet.
Mes mijëra protestuesve të mbledhur përpara Kryeministrisë, ajo iu drejtua turmës me një thirrje të fortë për drejtësi, siguri dhe mbrojtje për fëmijët shqiptarë.
“Mendova të bashkohem me ju për fëmijën tim dhe për të gjithë fëmijët shqiptarë, kudo që janë. Duam siguri! E çova në shkollë dhe nuk m’u kthye më. Jo nga paedukata, por nga pakujdesia e atyre që kanë degraduar arsimin, shëndetësinë dhe gjithçka tjetër. Kam 18 muaj që protestoj dhe më mbushet zemra kur shoh Tiranën të mbushur me rini. Duam drejtësi dhe rend në gjykata, duam drejtësi! Poshtë kjo qeveri e krimit, poshtë Edi Rama! Duam drejtësi!”, u shpreh ajo, mes duartrokitjeve dhe ovacioneve të shumta të protestuesve.
Prania e nënës së Martin Canit i dha protestës një ngarkesë të veçantë emocionale, duke e kthyer dhimbjen personale në një apel publik për përgjegjësi institucionale. Mesazhi i saj u perceptua si një akuzë e fortë ndaj institucioneve shtetërore për dështimin në garantimin e sigurisë së nxënësve dhe për degradimin e sistemit arsimor e të drejtësisë në vend.