AKTUALITET, 5 Prill 2024, 14:24

E akuzuar për favorizimin e kompanisë së dy ish-drejtorëve të bashkisë, Deborah Keçi paraqitet në SPAK

E akuzuar për favorizimin e kompanisë së dy ish-drejtorëve

Deborah Keçi, e cila mbante postin e drejtores së Klubit Sportiv Tirana, për të cilën SPAK ka dhënë masën ‘detyrim paraqitje’ është paraqitur sot në gjykatë siç e përcakton ligji.

Siç shihet nga pamjet Keçi ka qenë në GJKKO në prani të avokatit të saj, ndërsa siç e përcakton dhe procedura, të premten e parë të muajit, është paraqitur para togave të zeza.

SPAK e akuzon Deborah Keçi, për favorizimin e kompanive “V.A.S Konstruksion sh.p.k” e njëjtë me “5D Konstruksion” sh.p.k, të cilat kanë “de fakto” pronarë dy nga ish-drejtorët Qato dhe Molla. Kujtojmë se SPAK ka caktuar masën e sigurimit “detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore” dhe ndaj shtetasve Eglantina Zere, Enton Punavia, Nestor Muhametllari, Julian Zanaj dhe Albano Janku.

Nga hetimet ka rezultuar se Deborah Keçi në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor Klubi Sportiv “Tirana”, ka favorizuar në një procedurë prokurimi operatorin ekonomik “V.A.S Konstruksion sh.p.k” e njëjtë me “5D Konstruksion” sh.p.k, duke i krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta, si dhe duke e shpallur fitues në mënyrë të parregullt.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, Deborah Keçi, ka pasur komunikime direkte me shtetasin Nestor M. administrator i shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k.

Nga hetimet e kryera është provuar edhe fakti se shtetasja D.K. (Deborah Keçi) në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor Klubi Sportiv “Tirana”, ka favorizuar në një procedurë prokurimi operatorin ekonomik “V.A.S Konstruksion sh.p.k” e njëjtë me “5D Konstruksion” sh.p.k, duke i krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta, si dhe duke e shpallur fitues në mënyrë të parregullt.

Shtetasja D.K. ka pasur komunikime direkte me shtetasin Nestor M. administrator i shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k dhe vlerësimin e ofertave të pjesëmarrësve në tender e kanë bërë vetë punonjës të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k, duke i dhënë titullari i autoritetit kontraktor shtetasit N.M user-at e anëtarëve të KVO-së”, njoftoi SPAK.

Po sot “Panorama Sport” zbulon nga burime të sigurta se ish-futbollisti i njohur, Gjergji Muzaka, pritet të jetë drejtori i ri i klubit shumësportësh bardheblu, në vend të Keçit.

Ish-mesfushori i Tiranës, Partizanit dhe Dinamos, prej vitesh është pjesë e sektorit të sporteve në bashkinë Tiranë dhe tashmë ai pritet të zyrtarizohet në një detyrë më të rëndësishme.