AKTUALITET, 17 Shkurt 2024, 12:03

Dyshohet se vrau me thikë fqinjin pas sherrit për parkimin e makinës, gjykata lë në burg 35-vjeçarin

Dyshohet se vrau me thikë fqinjin pas sherrit për parkimin e

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg 35-vjeçarin Ilir Koçilja, i cili dyshohet se vrau me thikë fqinjin e tij pas një sherri për parkimin e makinës.

Dyshohet se vrau me thikë fqinjin pas sherrit për parkimin e
Ilir Koçilja

Ilir Koçilja dyshohet se vrau me thikë në zemër 40-vjeçarin Halil Koka mesditën e së mërkurës (14 shkurt) në lagjen numër 4 të qytetit të Durrësit.

Sherri mes tyre nisi në oborrin e pallatit e më pas u zhvendos disa metra më larg, në rrugë kryesore, përpara shkollës 9-vjeçare “Jusuf Puka”

Pas përplasjes fizike mes tyre, 46-vjeçari tentoi të largohej me vrap, por u ndoq nga agresori i cili e qëlloi dy here me thikë. Ambulanca mbërriti menjehere në vendngjarje, por Halil Koka ndërroi jetë gjatë transportimit në spital.

35-vjeçari u arratis për tre orë, derisa forcat ‘Shqiponja’ e prangosën në lagjen numër 11, si dhe sekuestruan thikën që mbante në xhep.