TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia e Tiranës ka arrestuar një 36-vjeçar në zonën e Laprakës, i cili dyshohet se është vetëplagosur aksidentalisht me armë zjarri dhe më pas ka dhënë deklarime të rreme për ngjarjen.
Sipas njoftimit zyrtar, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda kanë arrestuar shtetasin A. H., 36 vjeç, pasi një ditë më parë dyshohet se është vetëplagosur brenda automjetit të tij me një armë zjarri që e posedonte pa leje.
Gjatë marrjes së ndihmës mjekësore në spital, ai ka pretenduar se ishte plagosur nga një shtetas tjetër, duke bërë kallëzim të rremë, sipas policisë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa vijojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.