TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Fierit, ku dyshohet se në një kompani disa punonjës janë asfiksuar nga lëndët kimike.
Bëhet fjalë për kompaninë koreane “YURA”, ku në ambientet e saj kanë shkuar forca policie dhe tre autoambulanca.
Paraprakisht dyshohet se punonjësit janë asfiksuar gjatë procesit të punës që kryhen brenda kësaj kompanie.
Sipas informacioneve pranë urgjencës së Spitalit Rajonal Fier, dy gra janë dërguar menjëherë në urgjence, por janë larguar sapo u është dhënë ndihma mjekësore.
Gërvishtje në fyt ka qenë simptoma që u është shfaqur fillimisht, më pas skuqje në lëkurë.
Në ambientet e fabrikës ndodhet edhe një ekip mjekësor, te cilët pohojnë se dhe punonjësit që nuk janë transportuar në spital janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Raportohet se kjo kompani operon në sektorin e pajisjeve elektrike për automjetet, aktivitet që e ushtron prej 5 vitesh.