AKTUALITET, 22 Mars 2026, 11:12

Dyshohet se tentoi të vetëmbytej në lumin Buna, 59-vjeçarja nxirret nga uji në gjendje të rëndë (VIDEO)

Dyshohet se tentoi të vetëmbytej në lumin Buna,

Në njoftimin e policisë thuhet se rreth orës 09:30, në Sallën Operative është marrë njoftim se një shtetase është hedhur në ujërat e lumit Buna.

Menjëherë, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë hyrë në ujë, duke bërë të mundur nxjerrjen e 59-vjeçares nga ujërat e lumit Buna, në gjendje të rëndë, por me shenja jete, si dhe i kanë dhënë ndihmën e parë.

Shtetasja V. T., 59 vjeçe, është transportuar me autoambulancë në Spitalin Rajonal Shkodër, për të marrë asistencën e nevojshme mjekësore.