AKTUALITET, 20 Prill 2026, 13:14

Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, gjatë konfliktit jashtë lokalit në Kamëz, kapet 23-vjeçari

Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, gjatë konfliktit jashtë

Policia e Tiranës ka zbardhur rrethanat e konfliktit të ndodhur tre ditë më parë, në ambientet e jashtme të një lokali, në Kamëz.

Në kuadër të operacioni të koduar ‘Details’ u vu në pranga shtetasi A.Hodo, 23 vjeç, banues në Tiranë që dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri, në ajër, gjatë konfliktit, me qëllim kanosjen e 2 shtetasve.          

Gjithashtu, po hetohet për moskallëzim të krimi pronari i lokalit.

“Nga hetimet dyshohet se gjatë konfliktit, në të cilin janë përfshirë 6 shtetas, shtetasi A. H. ka qëlluar me armë zjarri, në ajër, për të kanosur njërin nga shtetasit e përfshirë në konflikt dhe një shtetas tjetër që ka tentuar të ndërhyjë.  Nga të shtënat nuk ka pasur shtetas të dëmtuar.

Po punohet për kapjen e shtetasve në kërkim R. S., R. S., F. Gj., D. D. dhe R. Gj., të cilët dyshohet se janë përfshirë në konflikt, si dhe për gjetjen e armës së zjarrit”, tha policia.     

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.