TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia ka shpallur në kërkim një 35-vjeçar, i cili dyshohet se qëlloi me armë zjarri në drejtim të një automjeti në Vaun e Dejës.
39-vjeçari me iniciale Gj. N., banues në Koman, mëngjesin e sotëm ka denoncuar se një person i paidentifikuar kishte qëlluar me pistoletë drejt mjetit të tij.
“Rreth orës 08:00, shtetasi Gj. N., 39 vjeç, banues në Koman, ka njoftuar Policinë se një shtetas i paidentifikuar, dyshohet se kishte qëlluar me armë zjarri pistoletë, në drejtim të automjetit të tij, pa shkaktuar dëmtime në njerëz”, njoftoi policia.
Pas marrjes së njoftimit, uniformat blu identifikuan autorin e dyshuar, shtetasin me iniciale V. K., rreth 35 vjeç.
Njoftimi i policisë:
Vau i Dejës/ Dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti, identifikohet nga Policia dhe vijon kontrolli i zonës për kapjen e tij.
Rreth orës 08:00, shtetasi Gj. N., 39 vjeç, banues në Koman, ka njoftuar Policinë se një shtetas i paidentifikuar, dyshohet se kishte qëlluar me armë zjarri pistoletë, në drejtim të automjetit të tij, pa shkaktuar dëmtime në njerëz.
Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar shtetasin V. K., rreth 35 vjeç dhe vijon kontrolli i zonës për kapjen e tij.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor te rastit.