AKTUALITET, 15 Prill 2024, 11:18

Falsifikimi dhe shitja e 7500m2 tokë në Bërxullë, prokuroria kërkon ‘arrest me burg’ për 3 ish-zyrtarë dhe një qytetar

Falsifikimi dhe shitja e 7500m2 tokë në Bërxullë, prokuroria
Ymer Marku

Prokuroria Tiranë ka kërkuar ‘arrest në burg’ për 3 ish-zyrtarë dhe shtetasin K.A., si dhe sekuestrimin e 7500m2 tokë në Bërxullë, që dyshohet se janë përfituar nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve.

Burime zyrtare bën me dije se bëhet fjalë për ish-zyrtarët Ymer Marku, K.B., Agim Loci, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe shtetasin me inicialet K.A., për veprën penale “Falsifikimi dokumentave”, dhe veprën “Pastrimi i produkteve të veprës penale” e parashikuar nga neni 287 të K.Penal,

NJOFTIMI I PROKURORISE
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, kërkoi caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” për ish-zyrtarët Ymer Marku, K.B., Agim Loci, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe shtetasin dhe K.A. për veprën penale “Falsifikimi dokumentave”, parashikuar nga neni 186/2 të K.Penal dhe veprën “Pastrimi i produkteve të veprës penale” e parashikuar nga neni 287 të K.Penal,

Po kështu, kjo prokurori kërkoi sekuestrimin e pasurisë 7.500m2 tokë e llojit “Arë” e dyshuar e përfituar në mënyrë të paligjshme dhe më pas e shitur shoqërisë “Alko Impex Construsion” shpk në vlerën 10.000.000 lekë të reja. Më 16.09.2020, kjo prokurori ka regjistruar proçedimin penal nr.5783, për veprën penale “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 të K.Penal. Nga hetimi rezultoi se: plani i rivelimit për pasurinë me sip 7.500 m2 shkoi në favor të shtetasit K.A. (nënshkruar/firmosur) nga Kryeplaku i Fshatit Bërxullë shtetasi A.L. dhe Kryetari i Komunës Y. M, në një kohë kur tokat në kodër Bërxullë kanë qënë toka të Bashkisë Vorë dhe në vitin 1998 kanë kaluar në administrim të ish-Komunës Bërxull.

Personi nën hetim shtetasi Shtetasi Y.M nga viti viti 2004 – Gusht të vitit 2015, ka qenë me detyrë Kryetar i Komunës Bërxull, Tiranë. Personi nën hetim Y.M., me shkresën me nr. 1021 prot, dt. 13.07.2005, ka dërguar për verifikim në Këshillin e Qarkut Tiranë, dokumentacionin për shtetasin Agim Allmeta, me shkresën me nr. 1022 prot, dt. 13.07.2005, ka dërguar për verifikim në Këshillin e Qarkut Tiranë dokumentacionin për shtetasin Petrit Allmeta dhe shkresën me nr. 1023 prot, dt. 13.07.2005, ka dërguar për verifikim në Këshillin e Qarkut Tiranë dokumentacionin për shtetasin Sherif Allmeta. Në këto shkresa janë dërguar dokumentacioni për regjistrimin e pasurive për shtetasit e mësipërm dhe më konkretisht pasuria me nr. 32/2 z.k. 1167, në emër të shtetasit Petrit Allmeta, pasuria me nr. 32/3 z.k. 1167, në emër të Sherif Allmeta pasuria me nr. 32/4 në emër të Agim Allmeta.
Personi nën hetim Y.M në cilësinë e Kryetarit të Komunës Bërxullë së bashku me kryeplakun e fshatit shtetasin Agim Loci kanë nënshkruar në plan rilevimin e datës 07.03.2014, për pasurinë me nr. 1032 z.k. 1167, në emër të Sherif Allmeta, në plan rilevimin e datës 07.03.2014, për pasurinë me nr. 1032 z.k. 1167, në emër të Fadil Allmeta dhe në plan rilevimin e datës 07.03.2014, për pasurinë me nr. 1032 z.k. 1167, në emër të Petrit Allmeta.

Ndërsa me shkresën me nr.576 Prot, datë 12.05.2015 me lëndë “Dërgim dokumentacioni për rregjistrim” është formuluar/konceptuar nga specialisti i Z.M.M.T shtetasi Kujtim Balliu dhe konfirmuar (firmosur) nga kryetari i Komunës shtetasi Ymer Marku për të njëjtën pasuri në emër të shtetasit K.A.(ndryshe nga sa kishte vepruar një vit më parë për të njëjtën pasuri).

Personi nën hetim shtetasi K. B. nga muaji Korrik 2011- Shtator të vitit 2015, ka qënë me detyrë Përgjegjës i Zyrës së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës pranë Komunës Bërxullë, Tiranë dhe ka përpiluar shkresat për dërgimin për regjistrim bashkëlidhur ka dërguar AMTP origjinale pa numër në emër të shtetasit K.A. për pasurinë me nr.1032 z.k.1167 me sipërfaqe 7.500 m2, pa kryer më parë verifikimin në dokumentacionin që dispozonon zyra e tij. Ndërkohë që shtetasi K.A. nuk mund të paisej me AMTP pa numër datë 14.1.1996 (e falsifikuar sipas aktit të ekspertimit) pasi ishte pajisur me AMTP me nr.30 datë 06.01.1996, për pasurinë me nr.133/12, me sipërfaqe 5.100 m2 e llojit arë ( sa ka qënë edhe norma për frymë).

Personi nën hetim K.L., në cilësinë e Kryetarit të fshatit Bërxullë ka nënshkruar plan rilevimin datës 07.03.2014, për pasurinë me nr. 1032 z.k. 1167, në emër të Sherif Allmeta, në plan rilevimin e datës 07.03.2014, për pasurinë me nr. 1032 z.k. 1167, në emër të Fadil Allmeta dhe në plan rilevimin e datës 07.03.2014, për pasurinë me nr. 1032 z.k. 1167, në emër të Petrit Allmeta.
Nga hetimi ka rezultuar se personi nën hetim Agim Loci ka nënshkruar në plan rilevimin e datës 05.05.2015 për pasurinë me nr. 32 në emër të shtetasit Kujtim Allmeta (për të njëjtën pasuri).

Personi nën hetim shtetasi K.A. rezulton se pasi ka përvetësuar pasurinë me dokumenta të falsifikuara në bashkëpunim me punonjësit e Komunës Bërxullë dhe Kryeplakun e fshatit, ka përfituar edhe të ardhura monetare në vlerën 10.000.000 lekë të rinj, duke konsumuar dhe veprën “Pastrimi i produkteve të veprës penale” e parashikuar nga neni 287 i K.Penal, duke tjetërsuar pasurinë me qëllim mbulimin e orgjinës së saj, duke ditur që kjo pasuri është produkt i veprës penale të falsifikimit të dokumentave.