AKTUALITET, 23 Prill 2026, 13:28

Dyshohet se dhunoi nxënësit dhe u hodhi ushqimin, policia procedon penalisht drejtorin e shkollës në Elbasan

Dyshohet se dhunoi nxënësit dhe u hodhi ushqimin, policia procedon

Drejtori i një shkolle private në Elbasan është proceduar penalisht nga policia e këtij qyteti, pasi u shfaq në një video “skandaloze” nëpër rrjete sociale teksa dhunonte nxënësit në oborrin e shkollës dhe hidhte ushqimet e tyre.

Sipas raportimeve në media, bëhet me dije se policia nisi ndjekje penale për shtetasin turk Fatih Konuksever për veprën penale “Fyerja e të miturve”.

Edhe pse nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, asnjë shkak nuk justifikon sjelljen e paprecedentë të një drejtuesi institucioni arsimor.

Nga ana tjetër, ka reaguar edhe Bashkia e Elbasanit e cila ka gjobitur shtetasin turk për ndotje të mjedisit teksa shfaqet duke hedhur ushqimet e fëmijëve.