TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjashtë persona u vunë në pranga ditën e djeshme me urdhër të SPAK me akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.
Bëhet fjalë për katër punonjës të bashkisë Dimal dhe dy punonjës të kompanisë së ndërtimit “Ed Konstruksion”.
Në pranga janë vënë drejtori i Zyrës së Urbanistikës në Bashkinë Dimal Altin Pali, Valentina Jançe, shefe e Urbanistikës, Agim Cuni, Specialist te Emergjencat, dhe Arben Guraj, Përgjegjës i sektorit të Shërbimeve.
Gazeta Express shkruan se dy të arrestuarit e tjerë Vait Koshi dhe Arjan Demiraj janë punonjës të kompanisë “Ed Konstruksion” e cila ka përfituar disa tendera publikë përmes korrupsionit, ndërsa në pronësi të tyre është edhe një spital privat në Prishtinë, “United Hospital”.
Tashmë pritet që hetimi në koordinim me SPAK të shtrihet deri në Kosovë për të gjetur gjurmë të raporteve korruptive. 4 zyrtarët jepnin leje ndërtimi kundrejt ryshfeteve që varionte nga 2500 euro deri në 3 mijë euro.
Hetimet kanë zbuluar favorizimin e kompanive të ndërtimit nga ana e zyrtarëve të bashkisë. Gjatë viteve të fundit, rezulton se kompania Ed Konstruksion ka marrë mbi 110 milionë USD tendera nga pushteti vendor dhe qëndror.