AKTUALITET, 25 Prill 2024, 12:06

Dyshimi për manipulime me testin e Magjistraturës, Arben Rakipi: Ishte gabimi teknik. Pas verfikimeve, lista përfundimtare është 131 fitues

Dyshimi për manipulime me testin e Magjistraturës, Arben Rakipi: Ishte
Arben Rakipi

Faza e parë e testimit për studentët e Magjistraturës, shkollë e cila përgatit gjyqtarët dhe prokurorët, është u shoqëruar me dyshime të forta për shkak të përzgjedhjes së kandidatëve. Në konkursin e zhvilluar më (22 prill) kanë marrë pjesë 442 persona. Pas përfundimit, testet janë korrigjuar përmes pajisjes scantron, nga ku kanë rezultuar 79 persona fitues. Por, 24 orë më vonë, Shkolla e Magjistraturës ka publikuar një listë me 121 fitues, pra 41 kandidatë për gjyqtarë dhe prokurorë më shumë. Por sërish listës i janë shtuar edhe 10 kandidatë të tjerë, duke e çuar në 131.

Pas hijeve të skandalit të provimit të magjistraturës, si dhe shtyrjes sërish të testit të dytë që ishte parashikuar të zhvillohej ditën e djeshme, ka folur për gazetarët drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi.

Ai pranoi se ka ndodhur gabim në testin e parë duke thënë se janë regjistruar pikë më shumë, por shtoi se ishte defekt që erdhi nga pajisja.

Sipas tij pasi u kuptua ky problem dhe pas ankesave të shumta që erdhën, kanë nisur punën për ta zëvendësuar pajisjen.

Rakipi tha se ka pasur një problem teknik me pajisje scantron, e cila korrigjon testet. Rakipi tha se është bërë një verifikim i të gjitha testimeve dhe lista përfundimtare është 131 fitues.

Sipas Rakipit, 19% është një shifër shumë e vogël për të kaluar fazën e parë, dhe kjo nxiti dyshime për të kryer një verifikim, në lidhje me pajisjen e scantron.

‘Fituesit ishin në një numër shumë herë më të vogël se ço herë tjetër. ishte numri 79 që përbën në totalin e tij 19% të kandidatëve një shifër jashtëzakonisht e ulët dhe që solli shqetësim. Elementi i dytë ishte pikët mjaft të ulëta të listës kishim kandidatë që kishim marrë 2 pikë.

U konstatua lehtësisht se llogaritja e pikëve është bërë në bazën 96 në total dhe jo të 100 pikëve. Është një problem që e kam konstatuar vetë dhe kam urdhëruar që të bëhen verifikimet dhe mënyra si do të rikuperohen gabimet.

Gabimi ishte teknik. Kemi siguruar një pajisje tjetër e cila bëri të mundur që të lexohet testi me 100 pikë siç duhet ta kishte lexuar pajisja e parë.

Në këtë mënyrë ndryshoi edhe numri i fituesve. Shkoi në 121, të cilët për shkak të verifikimit dolën fitues.

Ndërkohë studentë kandidatë jo të pakët kanë paraqitur ankesat në raport me atë çfarë ndodh, nëse leximi është bërë apo jo i saktë. Ky ishte elementi i dytë që të verifikojmë ankimet e bëra. Rregullorja e shkollës ka një dispozitë që rregullon qartësisht mënyrën si shqyrtohen ankimet.

Në bashkëpunim, dhe me ekspertë të IT-së kemi marrë përveç ankimeve kemi marrë në shqyrtim për shkak të frikës që na shkaktoi leximi i parë kemi shqyrtuar të gjitha përgjigjet e studentëve. Në përfundim të shqyrtimit tërësor të gjithë përgjigjeve të 411 personave, rezultoi se përfundimisht fitues janë edhe 10 të tjerë. Lista është shpallur dje më 131 kandidatë fitues të cilët janë duke zhvilluar sot fazën e dytë të provimit. Defekti është i karakteri thjesht teknik. S’ka lidhje me elementë njerëzor konkluzion që ka dalë nga testet e shumta që kemi bërë pasditen kur u zhvillua provimi. Pajisja e re që vumë në shkollë lexonte saktësisht. Elementi njerëzor në gabimin e pikasur një ditë më parë ishte krejtësisht i përjashtuar, Çështja e 2-të ishte me mundësinë e riparimit të dëmi.

Kjo çështje shumë serioze, mundëm që nëpërmjet mekanizmave që shkolla e magjistraturës mban arritëm ta zgjedhim dhe ta kapërcejmë duke prodhuar rezultatin që i takon meritës së secilit. Sot rezultati është për shkak të meritës.

Ajo që më shqetëson është % e kandidatëve që kanë mundësi për të kaluar në fazën tjetër.% vijon të jetë e ulët. Kemi miratuar mekanizma për mundësinë që të jetë i pranushëm për nivelin. Niveli i fazës së parë ishte te mestare dhe kalimi i tij duhet të kapërcente nivelin mestar. Mos kalimi i nivelit ishte shqetësimi i parë. Uroj që të mund të prodhojë cilësinë edhe për të përmbushur kuotata që KLGJ dhe KLP ka caktuar.’- tha Rakipi.