AKTUALITET, 18 Dhjetor 2025, 22:30

Dyrnjaja bën parashikimin: Edi Rama nuk do ta dorëzojë Belinda Ballukun

Dyrnjaja bën parashikimin: Edi Rama nuk do ta dorëzojë Belinda

Analisti Denis Dyrnjaja, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, deklaroi se parashikon që kryeministri Rama nuk do ta pranojë arrestimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, sepse me kërkesën për ta pezulluar, SPAK i dha Ramës një bonus politik të cilin ai po e shfrytëzon.

“Rama është vërtetë në pozitë të vështirë politike, kjo është e dukshme, derisa u vendos vetë përballë Gjykatës Kushtetuese, për të marrë iniciativën politike dhe për të bërë atë padi që bëri. Konteksti ligjor dhe penal mendoj që i dha një bonus për ta interpretuar gjithë çështjen tani nga pikëpamja politike dhe parimore prandaj jo më kot e theksova idenë që SPAK-u diku gaboi, që adresoi në këtë mënyrë. A e adresoi nga padija, a e adresoi se kështu e kishte strategjinë këtë s'di ta them. Ndoshta e adresoi edhe se dukej i bindur në atë çka po bën dhe po e bën për inerci dhe rrugës korrigjon veten e vet.

SPAK-u ndërmori një rrugë që bëri pezullimin nga detyra, por s'kishte pse ta bënte dhe bëri një gabim në të gjitha procedurat.

Çështja është te parimi, atëherë këtu i dhanë Ramës si bonus politik dhe ai po e përdor këtë. I ka shkuar në territorin e vet dhe është çështje e tij dhe Rama luan politikisht.

Edi Rama nuk ka pse e dorëzon në këto kushte ku ka ardhë kjo përballje politike Belinda Ballukun nuk ka për ta dorëzuar. Një kryeministër që dorëzon zëvëndëskryeministren dhe pushtetin, ku ka ndodhur?”- tha Dyrnjaja.