AKTUALITET, 5 Shkurt 2025, 16:50

Dy të mitur largohen nga qendra pritëse e viktimave të trafikimit në Tiranë

Dy të mitur largohen nga qendra pritëse e viktimave të trafikimit

Dy fëmijë të mitur janë larguar nga Qendra Kombëtare Pritëse e viktimave te trafikimit.

Denoncimin në komisariatin nr.4 të policisë në Tiranë e ka bërë një punonjëse e qendrës.

Policia e Tiranës ndërkohë njofton se po punohet për kapjen e tyre.

“Në Komisariatin e Policisë Nr. 4 është paraqitur shtetasja E. K., punonjëse e Qendrës Kombëtare Pritëse të Viktimave të Trafikimit, e cila ka kallëzuar se dy shtetas të mitur janë larguar nga kjo qendër. Punohet për gjetjen e tyre.”, -njofton policia e Tiranës.