TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një shtetas shqiptar, në bashkëpunim me një tjetër bashkëkombas, kanë plagosur një 22-vjeçar grek.
Lajmi e bën të ditur media greke, Protothema, sipas së cilës, ngjarja ka ndodhur në orët e para të së shtunës jashtë një lokali nate në Artemisa.
Tre persona janë përplasur me 22-vjeçarin i cili punonte si truprojë në lokalin e natës, ku papritur njëri prej tyre ka nxjerrë një thikë dhe ka plagosur 22-vjeçarin, i cili ka rënë në tokë i përgjakur.
Autori pasi e ka goditur viktimën me thikë në bark, hipi në një taksi të drejtuar nga një bashkatdhetar 33-vjeçar dhe zhduken në drejtim të Rafinës.
Viktima futet në makinën e tij për të shkuar në spital. Në Avenue Artemis, ai takohet me taksinë me autorët shqiptarë, ndërsa ajo bën një kthesë dhe ndryshon drejtim.
I riu i gjakosur i ndjek ata, por në përpjekje për t’iu afruar taksisë, përplaset në një farmaci në kryqëzimin e rrugës Artemis dhe rrugës Salaminos.
Ndërkohë policia është në kërkim të dëshmitarëve që kanë parë arratisjen e dy shqiptarëve, të cilët janë shpallur në kërkim.