AKTUALITET, 31 Janar 2023, 14:19

Dy ditë në radhë për abone, studentët me orë të tëra në pritje

Dy ditë në radhë për abone, studentët me orë

Prej dy ditësh në pikat ku shpërndahen abonetë e linjave urbane në kryeqytet, studentët janë përballur me radhë të gjata.

Gjatë pritjes shumë prej tyre detyrohen të humbasin edhe orët e mësimit. Ndërkohë përveç studentëve, në radhë kanë pritur edhe prindër.

Në kioskat ku shpërndahen abonetë e linjave urbane në kryeqytet, prej dy ditësh studentët janë përballur me radhë të gjata për të marrë biletën mujore të transportit urban. Të rinjtë presin deri në dy orë për të marrë abonenë, disa prej tyre të detyruar të braktisin orët mësimore.

Në radhë presin edhe prindër të studentëve, për të mos i privuar ata nga mësimi. Të rinjtë kërkojnë t’u njihet në urban karta e studentit, në mënyrë që të shmangen radhët e pritjes për abone. Edhe pse e përfitojnë falas, koha e gjatë e pritjes është kosto për ta.