TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka reaguar pas akuzave të Partisë së Lirisë për ndalimin e eurodeputetit Fredi Beleri dhe kryetarit të PBDNJ, Vangjel Dule, nga takimi me Ilir Metën në burgun 313 në Tiranë.
SPAK ka sqaruar se, bazuar në nenin 51 të ligjit nr. 81/2020 “Për të Drejtat dhe Trajtimin e të Dënuarve me Burgim dhe të Paraburgosurve”, vizitat e deputetëve në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale nuk kërkojnë autorizim nga Prokuroria, por janë në kompetencë të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Ky sqarim vjen pas deklaratës së sekretarit të përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i cili e cilësoi ndalimin e takimit si një akt skandaloz dhe bëri thirrje për reagim nga institucionet shtetërore dhe organizatat ndërkombëtare.
REAGIMI
Në bazë të nenit 51 të ligjit nr.81 të vitit 2020 “Për të Drejtat dhe Trajtimin e të Dënuarve me Burgim dhe të Paraburgosurve”, institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale mund të vizitohen nga deputetë, pa autorizimin paraprak të Prokurorit.
Në këtë rast, miratimi jepet nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Deri në orën 15:15 të dt.31.01.2025, në protokollin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk ka mbërritur asnjë kërkesë nga shtetasit Alfred Beleri dhe Vangjel Dule për të takuar ndonjë të paraburgosur.