TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për miratimin e IBAR dhe nisjen e fazës përmbyllëse të kapitujve negociues me Bashkimin Europian.
Klosi e ka quajtur një ngjarje të jashtëzakonshme, që duhet festuar nga i gjithë populli shqiptar.
"Si përfaqësues i PS dhe garues në garën e fundit, ndihem shumë mirë për këtë ngjarje të madhe në Bruksel, pasi plotësojmë një nga premtimet e mëdha elektorale, atë të hapjes së të gjithë kapitujve, hapi i rradhës është mbyllja e kapitujeve brenda 2027. Jemi shumë optimistë për punën e madhe që është bërë.
Përveç asaj që themi dhe mendojmë se janë gjëra pozitive, kemi dakordësi me teknikët e BE që kanë vlerësuar progresin.
Data 26 maj, ka qenë një datë jashtëzakonisht e rëndësishme për të gjithë rrugëtimin europian të Shqipërisë.
Partia Socialiste dhe Edi Rama ka nderin dhe lavdinë që këtë proces ta përmbyllë. Jemi besimplotë, që edhe pas asaj që thonë teknikët e Brukselit dhe zonja Kos është përfaqësues i këti opinioni, të kemi dakordësi për fillimin e procesit të mbylljes së kapitujve.
Data 26 është e rëndësishme, pasi teknikët që bëjnë vlerësimin kanë thënë "po" dhe kjo është një "po" për të gjithë popullin shqiptar, shtetin shqiptar, socialistët, demokratët. Po-ja e datës 26 duhet të festohet nga të gjithë ne", deklaroi Klosi.