TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, u paraqit sërish sot në SPAK, në kuadër të hetimeve për ish-deputetin e PS-së, Jurgis Çyrbja, i arrestuar disa javë më parë.
Gazetarët Xhevahir Zhabina, Sokol Bregu dhe Andi Tela folën në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV lidhur me këtë çështje.
Xhevahir Zhabina: Nuk di se çfarë qëndrimi ka mbajtur për pasazhet që kemi nxjerrë për Jurgis Çyrbjen në listën e PS-së apo të Julian Çelës. Prokuroria po luan me dublim të çështjeve. Ne kemi parë se zotin Beqja në çështjen e sterilizimit e akuzoi për shpërdorim detyre. Edhe në rastin e inceneratorit të Tiranës, hetimi ecën shumë ngadalë. Prokuroria e Posaçme po ecën në këtë lloj trendi. Mund të jenë edhe dy linja prokurorësh në Prokurorinë e Posaçme, njëra që e ledhaton, tjetra që e godet.
Sokol Bregu: Nuk ka komunikim që të mos e gjesh Vangjush Dakon. Dako është diamanti më i madh që ka PS, nuk ka riburgosje të tij. Në qarkun e Durrësit rezultatin e thellon premtimi që ka dhënë që është 10 me 4 për PS.
Andi Tela: Është thjesht një statistikë për një ish-kryetar bashkie që akuzohet për një ndërtim pa leje. Ai duhet të akuzohet për krim elektoral. Nëse mbetet në kuadrin e parakalimit te SPAK, s’ka vlerë. Nëse SPAK ngre akuzë edhe për dosjen e Jurgis Çyrbjes, ka vlerë. Ai nga një drejtor u bë deputet dhe realisht lexon se çfarë ka bërë ai.