AKTUALITET, 16 Prill 2024, 21:39

“Drita jeshile” për Kosovën në Këshillin e Evropës, Edi Rama: Në maj do të vulosim anëtarësimin

“Drita jeshile” për Kosovën në Këshillin e

“Drita jeshile” për Kosovën në Këshillin e

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka cilësuar një hap historik votimit pro të raportit të diplomates greke Dora Bakoyanis për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Me anë të reagimit të tij në rrjetet sociale Rama shkruan se në maj pritet dhe akti i fundit i Komitetit të Ministrave, ku të gjithë duhet të vulosin anëtarësimin.

Postimi i Ramës:

NJË HAP HISTORIK SAPO U HODH NË ASAMBLENË PARLAMENTARE TË KËSHILLIT TË EUROPËS PËR PRANIMIN E KOSOVËS SI ANËTAR I KOMUNITETIT TË SHTETEVE TË KiE

Urime, urime, urime nga zemra Kosovës dhe faleminderit të gjithë miqve e partnerëve në Asamblenë Parlamentare, që na mbështetën në hedhjen e këtij hapi të drejtë, i cili i dha Kosovës çka i takonte dhe  i bëri nder vetë Këshillit të Europës.

Tani hapi i fundit historik në maj, në Komitetin e Ministrave, ku të gjithë duhet të bëjnë të vetmen gjë të duhur:

VULOSJEN E KËTIJ ANËTARËSIMI pa të cilin mozaikut europian të Këshillit të Europës i mungon një gur i pamohueshëm dhe i pazëvendësueshëm.